Me mbi 1 mln euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Irlandë

Një 30 vjeçar shqiptar, i dyshuar si anëtar i një bande droge, është arrestuar nga policia irlandeze pasi në një makinë në Co Louth iu gjet kokainë me vlerë 1.12 milionë euro.

Shqiptari, i cili është rreth të 30-ve, u arrestua në vendin e ngjarjes. Sipas mediave vendase, ai do të qëndrojë të paktën 7 ditë në paraburgim. Droga sipas mediave të huaja dyshohet se i përket një bande në Dublinin Perëndimor me lidhje në Drogheda.

Forcat policore pritet që të dërgojnë për një analizë më të thelluar drogën e sekuestruar. Shqiptari është marrë në pyetje nga autoritetet përgjatë gjithë ditës së shtunë. Mësohet se jetonte prej shumë vitesh në Dublin.