Nga dhurata më e shtrenjtë që ka marrë e deri tek shtatzënia e vajzës, Albërija i thotë të gjitha

Albërije Hadërgjonaj ka thënë për “Zemër Luana” se vajza e saj, Agnesa është shtatzënë. Pyetja ishte: “Thuhet se vajza jote Agnesa është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të të bëjë gjyshe sërish, na zbulo si është e vërteta!”

Mirëpo, Albërija e pohoi lajmin dhe tha se është e lumtur për vajzën e saj.

Jo vetëm kaq por ajo zbuloi edhe dhuratën më të shtrënjtë që i ka blerë Anxhelina.

Albërija tha menjëherë se ishte nje cantë firmë në vleren 2-3 mijë euro.

Jo vetëm kaq por këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj luajti edhe një lojë tjetër.

Ajo ka qenë duke luajtur në sfidën “Shqipet thonë” ku pjesë e lojës ishte pyetja: “Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”

Edhe Albërija thekson se një ndër arsyet është tradhtia. Por jo vetëm kaq pasi ajo bëri edhe një moment. “E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka tradhtuar, ndaj e sigurt është fjala “tradhti”.

Më herët, Albërija ka folur më shumë rreth Beatrix Ramosaj, mbesës së saj. Sipas saj, komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira. Albërija ka përfituar nga rasti të japë mesazhin e saj në lidhje me këtë temë.