Gurra: 12 Nëntori mund të jetë protesta e fundit paqësore nëse qeveria nuk reagon

Mijëra qytetarë dolën në shesh pasditen e së shtunës në protestën mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Keq qeverisja, varfëria dhe shpopullimi, bënë që qytetarë nga i gjithë vendi t'i përgjgjeshin thirrjes së frontit opoztitar, e të shprehin revoltën në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit”’.

Nga sheshi i protestës, lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama për gjyq popullor dhe përballje para drejtësisë.

Për të folur më shumë rreth protestës së 12 Nëntorit, e cila për pjesëmarrje u etiketua si historike, ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv Hysni Gurra, gazetar.

Ai theksoi se në protestë ishin mbledhur njerëzit e pakënaqur me këtë qeveri, dhe numri ishte shumë i lartë, duke ditur se opozita nuk ka në dorë as pushtetin qëndror dhe as atë lokal.

"Dukshëm protesta tregoi pakënaqësinë popullore që ekziston në Shqipëri, sepse duhet të marrim parasysh dhe faktin se opozita nuk ka asnjë pushtet në dorë, as qëndror as lokal që të mbledhë aq shumë njerëz aty, pra, nuk ka si i organizon përveç fjalës, nuk ka asnjë lloj mjeti tjetër për t’i organizuar.

Kjo do të thotë që ajo ka mbledhur 'pakënaqësinë'. Padiskutim që lideri i opozitës duhet ta menaxhojë në mënyrë të ndershme dhe të drejtë pakënaqësinë që ta përkthejë ne votë në zgjedhjet e ardhshme. Por, diaspora ka një kontribut të jashtëzakonshëm për vetë faktin se teza kryesore është shpopullimi dhe kjo ka një impakt të gjerë. Pakënaqësia është...menaxhimi i drejtë duhet bërë nga opozita" u shpreh Gurra.

Sipas Gurrës, kjo mund të jetë protesta e fundit paqësore:

"Aty u dhanë disa mesazhe, një nga ata është se nuk preket vota, sepse që të ketë dhunë në protestë duhet të provokohet, duhet të ketë një kufi që nuk mban më dhe ky mesazh u dha.  Këto janë mesazhe që u dhanë, dhe kjo ndoshta mund të jetë edhe e fundit si protestë paqësore nëse nuk reflektohet nga pushteti", tha ai.