G20/ Ministri i jashtëm rus dërgohet me urgjencë në spital sapo mbërrin në Bali

Ministrii jashtëm rus Sergei Lavrov është dërguar me urgjencë në spital pas mbërritjes së tij për samitin e G20 në Bali, janë shprehur autoritetet indoneziane, shkruan Associated Press.

Tre zyrtarë të qeverisë janë shprehur se diplomati rus po trajtohet në ishullin turistik.

Të gjithë nuk pranuan të indetifikoheshin pasi nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht, shton AP.

Dy nga burimet shtuan se Lavrov po trajtohet për një atak në zemër.

 Zyrtarët thanë se ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, ndërs spitali nuk ka pranuar të komentojë.

Lavrov është zyrtari më i lartë rus që merr pjesë në samitin e G-20 që fillon të martën.

Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quan të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi. 

Konkretisht, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se “ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”.