Turqia: Gruaja siriane vendosi bombën që vrau gjashtë persona, e trajnuar si oficere speciale

Departamenti i policisë së Stambollit, ka lëshuar një njoftim zyrtar për identitetin e gruas e cila është arrestuar si e dyshuara kryesore për shpërthimin në qytet mesditën e së dielës, ku humbën jetën gjashtë persona.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për Ahlam Albahashir nga Siria.

Sipas njoftimit të policisë së Stambollit, “gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.