Më shumë njerëz se më 7 korrik/ Bashkimi i opozitës solli protestën historike

Edhe skeptikët e mëdhenj të dronëve në ajër e pranuan atë që ishte fakt: opozita kishte sjellë në shesh qytetarë në një protestë me përmasa historike.

Nëse në vapën e korrikut, sheshi i mbush plot duke shënuar rekord, këtë herë u tejkalua çdo pritshmëri. Bashkimi i opozitës në një marrëveshje i dha frytet.

Protesta e 12 nëntorit e tejkalonte atë të 7 korrikut. Dy kryetarët e partive aleate, Sali Berisha dhe Ilir Meta dhanë mesazhet e tyre në protestë.

Meta e quajti historike marrëveshjen e arritur me PD. Kurse Berisha hapi siparin e fushatës duke premtuar alternativën opozitare.

Ai u kujtoi ndërkombëtarëve se vendi nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë. Në fakt vota e lirë ishte kryefjala e tubimit, që faktoi në shesh se ajo është shumicë.

Por i duhet të mbrojë votën si gjëja më e shenjtë në demokraci. Bashkimi ka ndodhur. Tani nis beteja tjetër.