", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/12/auto_Screenshot_51668278695.png", "width": 900, "height": 704 } }

VIDEO/ U mposhtën nga Bournemouth, tensione mes tifozëve dhe lojtarëve të Evertonit

Gjërat nuk po shkojnë sipas planit këtë sezon për Evertonin, ku në ndeshjen e fundit para pushimit për shkak të Kupës së Botës, skuadra e Frank Lampard u mposht 3:0 nga Bournemouth.

Ky rezultat e ngjiti Bournemouthin mbi Evertonin në tabelë, ndërsa ky i fundit tani gjendet vetëm një pikë larg zonës së rrezikut, me gjashtë javë deri në ndeshjen e radhës.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Frank Lampard, mori lojtarët e tij për të falënderuar tifozët e tyre për përkrahjen, por më pas plasi sherri mes dy palëve.