Hoqi dorë nga aktrimi pas problemeve shëndetësore, si është sot gjendja e Bruce Willis

Sylvester Stallone ka folur për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Bruce Willis.

Ky i fundit u largua nga aktrimi si shkak i afazisë, e cila ndikon në aftësinë e një personi për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën.

“Bruce po kalon disa momente vërtet, vërtet të vështira. Pra, ai ka qenë disi i pa komunikueshëm. Kjo më vret. Është shumë e trishtueshme”, tha Sylvester për The Hollywood Reporter.

Aktori i njohur amerikan Bruce Willis tregoi se kishte vendosur të hiqte dorë nga aktrimi për shkak të një sëmundje të rëndë.

Vajza e tij ka postuar disa foto në llogarinë e saj personale në ”Instagram” të prindërve të saj. Në foton e publikuar aktori ka përqafuar gruan e tij dhe duket mjaft i buzëqeshur.

Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”, ka shkruar vajza e tij, Emma Heming Willis në Instagram. Ndër të tjera para disa kohësh Emma shkroi në rrjtete sociale për largimin e yllit të Holliwood nga aktrimi.  Vajza e tij, Rumer, postoi një foto të aktorit të “Die Hard” në Instagram dhe shkroi: “Bruce po përballet me probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.”

Më pas vazhdoi: “Si rezultat i kësaj, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të. Kjo është një periudhë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.” Afazia është një gjendje që heq aftësinë për të komunikuar dhe mund të shkaktohet nga një goditje, dëmtim i kokës, një tumor në tru ose një sëmundje.