Fituan Kongresin/ Robert Papa: Republikanët do hetojnë Biden dhe do jenë të ashpër me Blinken

Edhe pse Republikanët nuk arritën të fitojnë thellë siç edhe parashikohej nga exit poll-et, sërish ata kanë numrin më të madh të kongresmenëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gazetari shqiptar në New York, Robert Papa tha për Çim Peka Live se marrja nën kontroll e Kongresit do të bëjë që Republikanët të nisin hetimet ndaj Biden si dhe të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. 

Biden do të hetohet nga Kongresi për inflacionin që në SHBA ka arritur nivele të larta, por edhe për fondet që i janë dhënë Ukrainës në luftë me Rusinë.  

Robert Papa: Edhe pse vala e kuqe nuk erdhi, fatmirësisht Pelosi nuk do të jetë më speaker-e. Republikanët do të nisin hetimet ndaj Biden, do të jenë të ashpër ndaj Blinken në Kongres. Nëse do të merrnin Senatin, do të kalonin emërimet e gjyqtarëve. Biden do të kontrollet nga Kongresi për miliardat e hedhura si brenda Amerikanës që nxiti inflacionin, ashtu dhe ndaj Ukrainës. Në New York, votuesit duhet t'ia dinë për nder Lee Zeldin që edhe pse humbi me 302 vota, mori më shumë vota se në 50 vitet e fundit. Dhe me dallgën që krijoi Zeldin, u zgjodhën 4 kongresmenë republikanë që ishin të demokratëve.