VIDEO/ Prishja e paligjshme e pallateve, banoret tek njësia 4 kundër bashkisë: Duan të ndërtojnë oligarkët

Banorët e dy pallateve në zonën e Rruga Urës në njësinë 4 kanë protestuar dje kundër prishjes së godinave ku jetojnë

Banorët kanë kundërshtuar mbërritjen e fadromave të IMT dhe thonë se njeri nga pallatet është i dëmtuar në shkallën DS3 që nuk duhet shembur.

Ndërkohë njëri nga banorët tha se këto shqetësime kanë nisur që pas tërmetit dhe bëhet fjalë për pallatin numër 4 dhe 8 të kësaj zone.

"Në fillim kemi marrë dokumentacionin nga ana e Bashkisë Tiranë ku pallatet janë përcaktuar me dëmtime në nivel DS3. Dhe në mënyrë të njëanshme nga ana e Bashkisë është bërë një tjetër ekspertim që çon në prishjen e godinave. Asnjë lloj dokumentacioni nuk u ka dhënë Bashkia banorëve që jetojnë aty".

Banorët premtojnë se do ta vijojnë rezistencën e tyre ndaj veprimeve arbitrare të bashkisë.

Ata shprehen se prishjet duan të bëhen për interesa të oligarkëve që duan të ndërtojnë këtu.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe anëtari i kryesisë së PD, dhe ish deputeti Gent Strazimiri.

Protesta e plotë në Syri Tv: