Shiste drogë në Patra, kapet 'koka' e bandës një 22 vjeçar shqiptar biznesmen bashkë me 2 grekë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Protothema.gr raporton se bashkë me 22-vjeçarin janë arrestuar edhe 2 shtetas grekë si pjesë e grupit kriminal.

Të tre të arrestuarit posedonin 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash, sasi të cilat iu gjetën nga kontrollet e policisë në banesat e tyre dhe në një apartament-magazinë në Patra.

Sakaq mësohet se 22-vjeçari është koka e bandës, e specializuar për shitje droge në qytetin e Patrës.

Koka e bandës duket se ka qenë i riu shqiptar, pasi grupi paketonte lëndën narkotike në ambientet e zgarës që 22-vjeçari posedonte.

Mësohet  se dy shtetasit grekë janë emra të njohur për policinë helene, pasi në të kaluarën kanë dhunuar një kasap për çështje borxhi.