Afera e Portit të Durrësit/ Brisida Shehaj: Pastrim parash, do ndërtohen pallate

Qeveria kaloi këtë të enjte në Parlament mes kundërshtimeve të opozitës, projektligjin me procedurë të përshpejtuar për portin e ri turistik të Durrësit. 

Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, ish-drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj u shpreh nxitimi i Edi Ramës lidhet me paratë e krimit të cilat duhen pastruar.  

"Pjesa e pastrimit të parave që po bëhet në këtë vend është dëmi më i madh që s'do ketë buxhet dhe bir nëne... Pastrim parash? Patjetër. Kur e nisën projektin thanë do bëhet porti i jahteve, nuk është fare, nuk është projektuar as për 3-vjeçarin të investojë qeveria për të transferuar portin tregtar, për të ndërtuar portin e jahteve. Atëherë çfarë do të kemi? Ca pallate pra. Durrësi mos ka gjë nevojë për pallate, për banesa? Tha edhe një gjë tjetër skandaloze Edi Rama sot. Rama tha se qeveria shqiptare do vendosë garanci sovrane që ne të shkojmë të marrin kredi te bankat e nivelit të dytë për të blerë shtëpi te çunat", u shpreh Shehaj.