Zgjedhjet afatmesme në SHBA/ Mediu si vëzhgues i OSBE-së viziton qendrën e votimit në Nevada

Qytetarët amerikan ditën e djeshme votuan për zgjedhjet afatmesme për të përcaktuar se cila parti do të dominojë Kongresin.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili aktulisht ndodhet në Nevada të SHBA-së dhe në rolin e vëshguesit  të Asamblesë parlamentare të OSBE, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vizita e tij në një qendër e votimi.

Mediu shkruan në statusin e tij, se Nevada ndoshta do jetë përcaktues se kush do të ketë kontrollin Senatit dhe se qytetarët janë të shqetësuar për çmimet e larta apo për mungesat në treg.

Kryetari i Partisë Republikanë shton më tej se zgjedhjet në Amerikë kanë rëndësi të madhe për shkak të ndarjeve të mëdha ndërmjet republikanëve dhe demokratëve për çështjet ekonomike, energjinë, abortin dhe për rolin e Amerikës në botë përballë fuqizimit të Kinës. 

Mediu e mbyll postimin e tij duke shkruar se Amerika është vendi lirisë, i njerëzve të lirë dhe se qytetarët janë ata që vendosin se kush do e qeveris vendin.

Statusi i plotë i Mediut:

Nevada/ USA

?Duke vëzhguar zgjedhjet amerikane.

?Nevada ndoshta do jetë përcaktuese se kush do ta ketë kontrollin e Senatit. Qytetarët janë të shqetësuar për çmimet e larta apo mungesat në treg. 

?Zgjedhjet në Amerikë kanë rëndësi të madhe, për shkak të ndarjeve të mëdha ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, për cështjet ekonomike, energjinë, abortin si forcën dhe rolin e Amerikës në botë përballë fuqizimit të Kinës.

?Në çdo qendër votimi qytetarët votonin të qetë dhe na mikpritën si vëshgues të Asamblesë parlamentare të

OSBE.

?Amerika është vendi i lirisë dhe njerëzve të lirë. Qytetarët janë ata që vendosin në zgjedhje të lira dhe të ndershme se kush qeveris.