U dëmtua në kampionat, Mane tremb Senegalin para Kupës së Botës

Sadio Mane ka pësuar një dëmtim që ka shkaktuar frikë dhe ankth te bashkëkombësit e tij më pak se dy javë nga nisja e Kupës së Botës.

Sulmuesi nga Senegali u zëvendësua në minutën e 21-të në sfidën ndaj Werder Bremenit në “Allianz Arena”. Pasi mori ndihmën e parë në fushë, sinjalizoi drejt stolit se nuk mund të vazhdonte më.

Ndeshja hapëse e Senegalit në Kupën e Botës kundër Holandës është më 21 nëntor, çka do të thotë se Mane ka pak kohë për t’u rikuperuar nga çdo problem fizik.