Protestat në Iran/ Opozita kërkon të shkojë në zgjedhje të reja për t’i dhënë fund trazirave

Teksa Irani është përfshirë me protesta që prej muajit shtator, duket se mënyra për ti dhënë fund trazirave sipas opozitës është që vendi të futet në zgjedhje te reja.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore të Unionit Islamik, Azar Mansouri, u shpreh se: “Mungesa e legjitimitetit politik është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja dhe forcimit të shtetit ligjor. Ata që janë përgjegjës duhet të trajtojnë shkaqet e protestave dhe të mos përpiqen t’i arsyetojnë ato me justifikime të parëndësishme”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Protestat shpërthyen në mes të shtatorit pasi Mahsa Aminivdiç gjatë qëndrimit në paraburgim humbi jetën.

Ndërkohë autoritet iraniane e mohojnë dhe këmbëngulin se e ndjera pati vdekje të natyrshme.

Nga ana tjetër protestuesit mendojnë se ajo është vrarë nga policia e moralit në vend.

Aktivistët e “Të Drejtave të Njeriut” thonë se më shumë se 300 njerëz kanë vdekur mes protestave dhe më shumë se 14,000 janë arrestuar nga autoritet iraniane.