Selanik: Kërkime për 51-vjeçarin shqiptar të zhdukur, shkoi në punë dhe nuk u kthye

Autoritetet greke në Selanik janë vënë në alarm për zhdukjen  e një 51-vjeçari shqiptar. Madje policia bën publike emrin dhe foton e personit të zhdukur. Ai  është Ylli Mera nga Shqipëria. Emisioni “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e 51-vjeçarit  dy ditë më parë, pra në datën 4 të nëntorit  dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të tij, me kërkesë të të afërmve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.  Ditën e zhdukjes Ylli Mera  ndodhej për punë në zonën e Arethousës të Selanikut. Për shkak të plagosjes së partneres së tij, Ylli Mera u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t'u kthyer në shtëpinë e tij, në liqenin e Selanikut dhe që prej asaj kohe rezulton i zhdukur.

Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ditën e zhdukjes së tij.

Lidhur me zhdukjen e 51-vjeçarit shqiptar “Buzëqeshja e Fëmijës” bën me dije se gjurmët e tij kanë humbur më 1 nëntor, në mesditë, nga zona e Arethousa, Selanik. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës” 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur - 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.