'12 nëntor ora 16:00'/ Berisha publikon video-mesazhin e studentes: Protesto t'i dalim zot bashkë!

Në 12 nëntor, ora 16:00, opozita do të zhvillojë në Tiranë një protestë masive kombëtare, kundër skandaleve qeveritare të Edi Ramës. 

Kryedemokrati Sali Berisha në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video-mesazh të një studentje lidhur me protestën e të shtunës së ardhshme. 

Berisha i bën thirrje qytetarëve të bëhen bashkë dhe të mos mungojnë në protestë.

“E shtunë, 12 Nëntor, ora 16:00. Protesto t’i dalim ZOT | BASHKË”, shkruan Berisha bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.