Fitonte miliona por nuk paguante energjinë elektrike, futbollisti i njohur përfundon në gjykatë

Mesfushori 33-vjeçar,  Moussa Sissoko, i cili kaloi pesë vjet te Tottenham dhe luajti për Newcastle dhe Watford, i detyrohet një shumë të majme shtetit anglez.

Ish-futbollisti i Francës, duhet të paguajë më shumë se 60,000 paund pasi nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike gjatë qëndrimit në Angli në kohën kur jetonte në një apartament luksoz me vlerë prej 3 milionë paund në Londër, raportojnë mediat e britanike.

Për këtë arsye, Sissoko ka përfunduar në gjykatë, e cila vendosi se ai duhet të paguajë 61,700 £ borxh, edhe pse ai dhe gruaja e tij Marylou Sidibe u larguan nga banesa në fillim të këtij viti kur ai u transferua te  Nantes.

Sissoko, i cili dikur fitonte rreth 4 milionë paund në vit, nuk mund t'i shmanget pagesës së faturave dhe ka marrë qartë informacionin se pavarësisht se do të shkojë në Francë, do t'i duhet të shlyejë detyrimet.

Futbollisti me origjinë nga Mali ka luajtur 71 ndeshje me fanellën e Francës dhe ka shënuar dy gola.