Osmani këmbëngul për liberalizimin e vizave, Von der Leyen: E dashur, vendi i Kosovës është në BE!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila priti sot në Prishtinë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova vazhdon të trajtohet me një standard tjetër edhe pse ka plotësuar kushtet.

Presidentja nënvizoi se Kosova kërkon mbështetje nga të gjitha struktura e BE-së dhe është e vendosur për rrugën e saj drejt Europës. “Ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane. Është parakusht për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe vizita juaj është një dëshmi për këtë. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së. Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në çdo indeks demokratik, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër, u shpreh Osmani.

Por, Presidentja e KE, Von der Leyen, theksoi pas Osmanit: “E dashur Presidente, për ta rikonfirmuar edhe një herë. Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian. Jam shumë e bindur për këtë dhe këtë ju po e dëshmoni çdo ditë. Gjithmonë do ta them, Evropa nuk është e plotë pa Kosovën”!

Presidentja e KE ka nisur një tur në vendet e Ballkanit. Sot pasdite ajo pritet të vijë në Tiranë,