Arrestohet në Tiranë 35 vjeçari nga Berati i shpallur në kërkim për transport kanabisi

Një 35 vjeçar nga Berati i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia në Tiranë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u arrestua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal.  

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa," njoftoi policia.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.