Strazimiri: Kemi përballë një regjim që angazhon krimin e organizuar! Spiunët e lagjeve janë riorganizuar

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri, deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se në zgjedhje kanë përballë një mafie dhe s’kanë një betejë politike të pastër.

Sipas Gent Strazimirit, regjimi i Edi Ramës është kapur disa herë në flagrancë duke angazhuar krimin e organizuar.

Anëtari i Kryesisë së PD, theksoi se kryedemokrati Sali Berisha duhet të bashkojë çdo faktor anti-Rama.

"Nuk kemi më një betejë politike, por kemi përballë një mafie të kapur disa herë në flagrancë, që angazhon krimin e organizuar, patronazhistë, spiunët e lagjeve janë riorganizuar prap.

Makineria që kemi përballë është një makineri që e përkufizoj si një Siçili e viteve 70-80-të. Ajo që duhet të japë PD është të dalë mbi veten.

Prej Berishës kërkohet të bashkojë çdo faktor anti-Rama. S’kemi luksin të përjashtojmë asnjë faktor anti-mafia, anti-krim, anti-rikthimkomunizmi. Regjimi po e vret lirinë."-deklaroi Strazimiri.