Strazimiri: Qëllimi i opozitës, të fitojë zgjedhjet! Sfidë historike për demokracinë në Shqipëri

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri, komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv zhvillimet e fundit politike dhe në veçanti ato në kampin opozitar.

Gent Strazimiri deklaroi se opozita ka qëllim fitoren e zgjedhjeve ndërsa shtoi se është një sfidë e jashtëzakonshme politike dhe historike për demokracinë shqiptare.

"Baza e Partisë Demokratike, e Partisë së Lirisë dhe çdo faktori tjetër opozitar ka qëllim fitoren në këtë sfidë të jashtëzakonshme politike dhe historike për demokracinë shqiptare. Betejë të cilën nuk mund ta humbim."-tha Strazimiri.