VIDEO-SYRI TV/ Qeveria paralajmëron amnisti penale në fundvit, Manja: Po bëjmë analiza dhe studime

Ministria e Drejtësisë, po analizon mundësinë për të bërë amnisti penale për të burgosurit,në fundvit.

Lajmin e bëri me dije, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë, ku edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga nesër do nisë vaksinimi kundër gripit.

Ministria e Drejtësisë po punon për të bërë një amnisti penale, për të burgosurit, megjithëse ende nisma nuk është konkretizuar. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se po analizohet mundësia për të bërë një amnisti penale, në fundvit, për kategori te caktuara që janë duke vuajtuar dënime.

Deklaratat e Ministrit të drejtësisë u bënë n ë përfundim të mbledhjes së përjavshme të qeverisë, nga ku ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga nesër do të nisë vaksinimi kundër gripit dhe personat e para që do të vaksinohen do jenë të moshuarit dhe qyteatrët që vuajnë nga sëmundje kronike.