Aksident tragjik në Fushë Krujë/ Makina përfundon në lum, humb jetën 20 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë Krujës.

Një autoveture tip ‘Smart’ me targe AA 062 TO e cila drejtohej nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jeten pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banori i Larushkrut ndërsa shoferi është dërguar tek spitali Trauma në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthesë e fortë në këtë rrugë.