Audi bashkon forcat me Sauber në Formula 1

Kompania gjermane, Audi, po blen aksione në ekipin Sauber F1 në përgatitje për t’u futur në Formula 1.

Ish-drejtori i Grupit Volkswagen Herbert Diess njoftoi në maj se Audi dhe Porsche do të hyjnë në Formula 1 në vitin 2026, dhe kompania nga Zuffenhausen është ende e interesuar pavarësisht faktit se marrëveshja me Red Bull dështoi në minutën e fundit. Sa i përket kompanisë në Ingolstadt, ajo ka gjetur një partner në Sauber.

Sipas marrëveshjes së shpallur sot, Audi do të jetë furnizues i motorëve të Sauber nga viti 2026. Dihet që nga ai vit zbatohen rregulla të reja dhe një nga ndryshimet më të rëndësishme është kalimi i motorëve me djegie të brendshme tërësisht në lëndë djegëse sintetike. Testet e para të motorit të ri janë planifikuar për vitin 2025.

Aktualisht, makinat e Formula 1 përdorin vetëm 10 për qind karburant të rinovueshëm. Dihet se motori 1.6 litërsh me turbombushës do të mbetet në zemër të veturës F1 dhe duhet thënë se kërkohet edhe prodhimi i 50 përqind më shumë energji elektrike se sot.

Audi po planifikon të blejë aksione te Sauber, por ende nuk ka detaje. Motori do të zhvillohet në fabrikën Neuburg an der Donau në rrethin Neuburg-Schrobenhausen, ndërsa Sauber do të punojë në shasinë në Hinwil, Zvicër.