Beteja kundër regjimit, Ilir Meta: Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 nëntorit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në mbështetje të plotë të protestës kombëtare të 12 nëntorit, që e shpalli në mesditë Kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Meta bëri këtë reagim në rrjetet sociale: “Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!” Këtë mesazh, Ilir Meta e shoqëroi me një foto të një manifestimi kombëtar që ai organizoi kur ishte President i vendit.

Deklarata nga Meta erdhi pasi Berisha bëri thirrje sot para medieve për bashkim “në  protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor”. 

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. – tha Berisha. -  Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.