Kapet 29 vjeçari në Vlorë, vodhi një makinë në një servis

Vodhi një automjet, në një servis, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.