‘Punëdhënësit tanë janë studentët’, Enkelejda Olldashi: Duhet të kemi kontrata kolektive dhe…

Lëvizja universitare ka zhvilluar ditën e sotme një forum me studentë e pedagogë në vazhdim të protestës dhe bojkotit të tyre në mungesë të përmbushjes së kërkesave që kanë shtruar për qeverinë.

Gjatë këtij forumi ata kanë thënë se nuk do ishin në këtë mbledhje nëse do të kishin kontrata kolektive për punën e tyre në universitete.

Pedagogia Enkelejda Olldashi e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë shtoi se pedagogët sot nuk duhet të ndihen sikur janë të punësuar, pasi punëdhënësit e tyre sipas saj janë vetëm studentët e jo drejtuesit e institucioneve.

“Ata që janë gjithmonë të përkohshëm në një marrëdhënie pune janë punëdhënësit, ne jemi të përhershëm”, u shpreh një prej pedagogeve. Ne ofrojmë një shërbim, nuk i konsideroj më drejtuesit punëdhënës, vetëm studentët. Ata që na japin punë përditë janë studentët tanë, me ata i kemi marrëdhëniet e punës. Duhet të artikulojmë një platformë dhe më pas të negociojmë një marrëveshje. Ne duhet të ndihemi sikur nuk jemi të punësuar sot. Shumë profesorë na janë bashkuar, janë ata që dalin dhe kanë kurajë të dalin përballë”, u shpreh Olldashi.