‘Mos u bëni të pangopur’/ Mesazhi i prokurorit italian për viktimat e mashtrimit me bursa fiktive

“Mos u bëni të pangopur” Ky është mesazhi i prokurorit Italian Raffaele Tito në konferencën e përbashkët për median mes SPAK dhe prokurorisë italiane për të dhënë detaje nga operacioni “Fitimet e ëndërruara”

“"Nuk besojmë se do të rekuperojmë paratë. Mekanizmi i bitcoin na tregon se është shumë e vështirë të rekuperohet kjo para por duhet të paralajmëroj të gjithë që të investoni në institute të certifikuara nga autoritetet shtetërore. Duhet të kesh respekt për paranë. Mos u bëni të pangopur. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që ka diçka që nuk shkon” tha prokurori Italian.

Nga hetimet është rezultuar se italianët e mashtruar deri tani janë 220 por shifrat mund të shkojnë deri në 1200.