Suella Braverman emërohet Ministre e Brendshme e Britanisë, një javë pas dorëheqjes

Londër - Suella Braverman është kthyer si Ministre e Brendshme e Britanisë së Madhe, vetëm disa ditë pasi ajo u largua në mënyrë dramatike nga qeveria e Liz Truss pasi u akuzua për shkelje të kodit ministror.

“Doëning Street” të martën konfirmoi se znj. Braverman, e cila shkaktoi polemika me një varg komentesh provokuese gjatë qëndrimit të saj të mëparshëm gjashtëjavor në post, do të kthehet si Ministre e Brendshme në qeverinë e Rishi Sunak.

Ajo e vuri mbështetjen e saj tek Sunak në garën për të zëvendësuar Truss-in, në atë që u pa gjerësisht si një mbështetje e rëndësishme nga një personazh i së djathtës konservatore.

Braverman fillimisht u largua nga posti javën e kaluar pasi tha se kishte bërë një "shkelje teknike" të rregullave duke dërguar një dokument zyrtar nga një email personal dhe se tani po mbante përgjegjësinë.

Largimi i saj e bëri atë Ministren e Brendshme me mandatin më të shkurtër në historinë moderne politike.

Ajo gjithashtu shkaktoi habi kur akuzoi partitë opozitare si një "koalicion kaosi", gjatë një debati në Parlament mbi Projektligjin për Rendin Publik.

Ajo i tha Commons: “Është koalicioni kundër zhvillimit, që ne duhet ta falënderojmë për problemet që po shohim në rrugët tona sot”.

Në konferencën e Partisë Konservatore në fillim të këtij muaji, Braverman tha në një aktivitet të veçantë se “do të donte të ishte  duke pretenduar fitoren.

"Do të doja të kisha në faqe të parë të “The Telegraph”, një avion që niset për në Ruanda. Kjo është ëndrra ime. Ky është obsesioni im".

Ajo tha se do të ishte "e mahnitshme" nëse avionin i parë në Mbretërinë e Bashkuar që transportonte emigrantë për në vendin afrikan të nisej deri në Krishtlindje.

Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje për ta shpallur kanabisin një drogë të klasit A.

Sipas The Guardian, "Home Office nën drejtim e Braverman pritet të vazhdojë të theksojë planin e Ruandës si një mënyrë për të trajtuar rritjen e numrit të njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkua me lundrimet e rrezikshme me varka të vogla nëpër Kanal.

Gjatë fushatës së udhëheqjes së Partisë Konservatore gjatë verës, Rishi Sunak njoftoi planet për një kufi vjetor të numrit të refugjatëve që Britania e Madhe pranon dhe tha se do të bënte "çfarëdo që të duhej" për të siguruar funksionimin e skemës së Ruandës.