Mbi 1 kg kokainë në shtëpi gati për shitje, arrestohen dy shqiptarë në Ankona

Ankona- Policia italiane, Seksioni i Antidrogës në Komisariatin e Ankonës, ka përfunduar në orët e fundit një aktivitet hetimor që ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë 30-vjeçarë, të kapur nënë flagrance për krimin e bashkëpunimit në tregtimin e drogës.

Hetuesit kishin qenë prej kohësh në gjurmët e tyre, por me vështirësi kishin arritur të zbulonin shtëpinë e tyre të fshehtë të përdorur si bazë operacionale për paketimin dhe ruajtjen e drogës.

Të shtunën pasdite, pas një tjetër aksioni, agjentët pikasën një nga shitësit e drogës në një makinë dhe e ndoqën në një fshat rezidencial veror.

Kur i dyshuari ka hyrë në banesë, papritmas policët kanë mbërritur tek ai dhe kanë arritur të hyjnë në ambientet e banesës ku kanë gjetur edhe bashkëpunëtorin e tij.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpi çoi në gjetjen e mbi një kilogram e gjysmë kokainë (160 g) të ndarë në 18 qese, të fshehura brenda një kavanoz qelqi që përmbante edhe oriz për të thithur lagështirën.

Tre qese me nga 20 gram, që përmbanin doza të gatshme, u gjetën në banjë, të fshehura pas pajisjes hidrosanitare.

Krahas drogës, hetuesit sekuestruan edhe mbi 700 euro, të rdhura nga veprimtaria e trafikut të drogës.

Nisur nga provat e rënda që i fajësonin, dy të arrestuarit u  shoqëruan për në burgun Montacuto në dispozicion të autoritetit gjyqësor.