Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 26 tetor 2022

Rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente edhe në ditën e mërkurë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare si dhe mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 6 deri 23°C
në zona e ulëta 10 deri 28°C
në zona bregdetare 12 deri 27°C