Rezultatet e pjesëve të para në Champions, Juventusi drejt eliminimit

Kanë përfunduar pjesët e para në 6 takimet e mbrëmjes së Champions League.

Juventusi e sheh veten në vështirësi, duke humbur 3-1 në transfertë me Benficën, çka do të thotë eliminim nga Championsi.

Edhe Real Madridi po mundet 2-1 në fushën e Leipzig.

Milani e mbyll në avantazh 1-0 pjesën e parë me Dinamon e Zagrebit, ndërsa PSG po fiton thellë 4-1 ndaj Maccabi Haifa.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e 45 minutave të para.