", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/25/auto_we1666724415.jpg", "width": 900, "height": 479 } }

Tragjedi në SHBA, 10-vjeçari vret me armë vëllanë e tij 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar nga Venezuela u vra pasi u qëllua aksidentalisht nga vëllai i tij 10-vjeçar, ndërsa ata ishin vetëm në shtëpinë e tyre në Hjuston, SHBA.

Fëmija, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë, ishte duke luajtur me vëllain e tij të madh në dhomën e vetme të gjumit të shtëpisë kur arma u shkrep, duke e plagosur për vdekje në gjoks.

Sipas Daily Mail, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave, por ishte i padëmtuar dhe thirri 911.

“Këto situata janë të parandalueshme. Fëmijët nuk duhet të kenë kurrë akses në armë. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez.

Autoritetet po hetojnë se kush e zotëron armën e gjahut dhe nëse ajo ishte e mbushur nga njëri prej vëllezërve. Sherifi konfirmoi se ka të ngjarë të ngrihen akuza kundër prindërve.

Sipas ABC13.com, djemtë nuk ishin regjistruar në shkollë që kur u transferuan në perëndim të Houston nga Venezuela disa muaj më parë.

“Si prind, askush nuk duhet ta kalojë këtë. Është e tmerrshme që kjo të ndodhë çdo ditë. Diçka duhet bërë. Është jashtë kontrollit”, tha një fqinj i familjes.