Bilanci i COVID/ 1 viktimë dhe 40 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus nga 741 testime të kryera. Fatkeqësisht një qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 35 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 246 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh.

Statistika ( 25 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore                40
Të shëruar në 24 orë             35
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                     741

Testime totale                   1,994,566
Raste pozitive                      331,670
Raste të shëruara                  327,831
Raste Aktive                             246
Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    168
Fier                           19
Vlorë                         19
Berat                           12
Gjirokastër                11

Durrës                     7
Shkodër                 5
Elbasan                   3
Lezhë                       3