Gjokutaj: SPAK në presion nga qeveria! Rama t'i heqë duart nga 'Drejtësia'

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në 'Task Force' në Syri Tv marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me SPAK-un dhe me insitucione të tjera të drejtësisë.

Ndër të tjera, Genc Gjokutaj u shpreh se SPAK sot është i presionuar për të futur në burg kundërshtarët e atyre që janë në pushtet.

Gjokutaj tha se kryeminstri duhet të heqë dorë nga drejtësia pasi ky vullnet politik ka kthyer një proces korruptiv në një proces kadastral.

"SPAK-u sot mund të ketë presion nga pushteti për të futur në burg kundërshtarët. Unë them që drejtësinë nuk e bën emri, e bën pushteti. Prokurorët e SPAK janë apo ata që ishin.

Nëse ne duhet të flasim për drejtësi të vërtetë nuk fillon nga ndërrimi i targave por nga ndarja e pushteteve, ky duhet te heqë dorë nga drejtësia, dhe jo të fusi Bllakon në burg dhe ta nxjerri sepse ka 3 kalamaj. 

Nuk kam gjë më me Bllakon, por burgu është mbushur me fukarenj. Ose të bëhet një proces i drejtë për të gjithë ose kjo punë të mos hapet. 

Kjo është afera më e madhe korruptive, ky vullnet politik ka kthyer një proces korruptiv në një proces kadastral. E gjithë kjo është një farsë. 

Në Shqipëri duhet të suprimohen këto ograne, SPAK, strukturë e posçme, Prokurori e Rrethit Tiranë. Është bërë Prokuroria si polici rendi", u shpreh Gjokutaj.