Bie 'WhatsApp'! Raportohen probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve

Aplikacioni WhatsApp ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e kësaj të marte. Për pasojë, përdorues të shumtë nuk kanë mundësi të kenë akses në të dhe ta përdorin.

Ende nuk dihet shkaku se pse shërbimi i WhatsApp ka rënë. Ky aplikacion, është ndër më të përdorurat në botë.

Një zëdhënës i kompanisë Meta, u përgjigj për Business Today në lidhje me këtë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp në funksionim për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë mosfunksinomin e WhatsApp.