Vrau gruan e tij/ Si u vetëdorëzua shqiptari, ndjesa në median sociale

Një 35-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj më 23 tetor 2022 në Bolzano të Italisë. Në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste është gjetur trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, rumune, banakiere në një qendër tregtare.

I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj, Avni Meçja, një shtetas shqiptar, u tha se është arratisur dhe nuk ka asnjë gjurmë të tijën. Por, ai më në fund është dorëzuar, pasi ka dalë në rrjetet sociale dhe ka kërkuar falje. Ai u largua nga banesa me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e gruas. Në Verona, Meçja kishte të afërmit e tij, të cilëve u telefonoi pas krimit, shkruan media italiane.

Ai u tha familjarëve se duhej të ikte pasi po kërkohej nga Policia. Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale, duke kërkuar falje për krimin. Një hipotezë ishte se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri. Por ai mbrëmë, sipas mediave vendase, ka vendosur të dorëzohet, por nuk bëhet me dije qyteti ku ai është dorëzuar në polici.

Para se shqiptari të dorëzohej, në një media italiane thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale, duke kërkuar falje pas krimit. Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij, e cila punonte si banakiere në një lokal. Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister. Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije. Autori i krimit dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Avni Mecje, shqiptar, 49- vjeçar punëtor ndërtimi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Burri gjatë një telefonate me të afërmit që jetonin në zonën e Veronës pas krimit u ka thënë se duhej të ikte, sepse ishte në kërkim. Ai do të largohej nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij. Çifti kishte jetuar së fundmi në Bolzano, ishte i martuar që më 9 gusht 2020 dhe më parë kishte jetuar në Verona. Sipas mediave italiane, shqiptari menaxhonte dy profile sociale në “Facebook”.

“Në profilin e parë, ai personal i Avniut bie në sy vetëm prania e miqësive femërore, ndërsa në atë të ndarë me bashkëshorten e tij Aleksandrën të vetmet foto të dukshme janë të pak ditëve më parë ku duken bashkë, por ku vështrimi i saj bën të mos duket se është e lumtur. Ndoshta shenjat e një krize. Sipas disa fqinjëve, çifti kohët e fundit ishte dëgjuar shpesh duke u grindur”, shkruajnë mediat italiane.