Sarandë: Tre të rinj sulmojnë dhe grabisin refugjatin afgan, pasojnë arrestimet

Tre të rinj në Sarandë e kanë sulmuar dhe më pas grabitur, një emigrant afgan  që kishte ardhur në vendin tonë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit.

Policia e Sarandës ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka arritur t’i identifikojë dhe t’i vërë në pranga të rinjtë, që të gjithë tek të njëzetat, në kuadrin e një operacioni të koduar si "Road".

Policia tha se “menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, janë organizuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baçi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim.