Sarandë/ Tre persona i vjedhin me dhunë paratë afganit

Tre persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi i vodhën me dhunë një sasi parash një të huaji afgan.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road", vihen në pranga shtetasit Klodian Gjini 21 vjeç, banues në Laç, Parios Zani 18 vjeç dhe Jurgen Baço 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan," njoftoi policia..

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.