Presidenti francez takon Papa Françeskun në Romë, çfarë diskutuan

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Papa Françesku u takuan ditën e djeshme, ku besohet se kanë diskutuar luftën në Ukrainë dhe perspektivat për paqe.

Vatikani tha se bisedimet e tyre private zgjatën 55 minuta, por megjithatë nuk dihet konkretisht se çfarë kanë biseduar.

Ndër temat e diskutimit ishin edhe Kaukazi, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Macron, i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte i dha Papës një botim të parë të “Paqes së Përhershme” të filozofit gjerman Immanuel Kant, botuar në frëngjisht në 1796.

Papa i dha Macronit një medaljon që përshkruante një plan të hershëm për Bazilika e Shën Pjetrit dhe disa nga shkrimet e tij.