Hyn Sunak, del Truss: Zhvillimet kryesore sot në Londër

Me një kryeministër në dalje nga rezidenca zyrtare dhe një tjetër që pritet të hyjë para drekës, britanikët sot kanë shumë për të parë. Ja si duket dita e sotme:

Ora 9:00: Liz Truss do të kryesojë një mbledhje të kabinetit

10:15: Kryeministrja në largim do të bëjë një deklaratë jashtë rezidencës zyrtare në Nr.10 përpara se të shkojë për në Pallatin Buckingham për audiencën e saj të fundit me Mbretin Charles III, ku ajo do të japë zyrtarisht dorëheqjen.

Sunak, udhëheqësi i ri i Partisë Konservatore, më pas do të shkojë në Pallatin Buckingham për audiencën e tij të parë me monarkun dhe do të ftohet të formojë një qeveri

Ora 11:35: Sunak - i cili në këtë pikë do të jetë zyrtarisht kryeministër -  do të ndalet në Doëning Street dhe do të bëjë deklaratën e tij përpara se se të hyjë te Nr.10 si Kryeministri i tretë britanik i këtij viti.

Pas kësaj, të gjithë sytë do të jenë te kryeministri për të dëgjuar se kush do të marrë poste në kabinetin e tij.

"10 Downing Street", godina e kryeministrave britanikë që nga viti 1735, krahasohet me Shtëpinë e Bardhë si ndërtesa më e rëndësishme politike kudo në botë në epokën moderne. Pas derës së zezë të saj janë marrë vendimet më të rëndësishme që kanë prekur Britaninë në 275 vitet e fundit.

Numri 10 ka 3 funksione të mbivendosura. Është rezidenca zyrtare e kryeministrit britanik: është zyra e tij dhe është gjithashtu vendi ku Kryeministri pret mysafirë që nga Madhëria e Saj Mbretëresha deri te presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe liderë të tjerë botërorë. Kryeministri organizon pritje dhe ngjarje të panumërta për një gamë të tërë të ftuarish britanikë dhe jashtë shtetit, me pritjet e bamirësisë në krye të listës.