Luan Baçi: Zhgënjyes votimi i 'dosjeve' nga grupi i Alibeajt. Na vunë barrë edhe ne!

Deputeti i PD-së, Luan Baçi deklaron se bashkimi i PD-së për zgjedhjet vendore është për të mos u përsëritur rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit 2021, kur “Shtëpia e Lirisë” e drejtuar nga Berisha doli forcë e dytë, ndërsa PD e Bashës doli forcë e tretë.

Baçi tha në TPZ se votimi për hapjen e dosjeve nga grupimi i Alibeajt ishte zhgënjyes, duke u vënë një barrë edhe deputetëve që nuk e votuan.

Pjesë nga debati:

Luan Baçi: Bashkimi ynë është në zgjedhjet vendore, dalja me një kandidat të përbashkët për të mos u përsëritur 6 marsi, që ka përgjegjës Lulzim Bashën. Nuk flas për bashkim për t’u dhënë disa kandidatë, por për kandidatë të përbashkët. Bashkimi është në bazë dhe jo te deputetët, ata do të kenë mendime të ndryshme, përplasje.

Enton Abilekaj: Pse do t’ia lësh kreun e PD-së së Fierit Alibeajt?

Luan Baçi: Atë vend e japin demokratët, por në kushtet kur demokratët duhet të dalin fitues, çdo sakfricë duhet për të dhënë mesazhin atje poshtë.  Drejtuesi politik i qarkut emërohet nga kryesia e PDSH-së,  zgjidhet shumë shpejt. Nuk është gjë e madhe që të zgjidhen dhe të kenë përfaqësim politik.

Armand Shkullaku: Kjo është shumë mirë, por nëse deri dje, këtyre njëerëzve t’u jepen përgjegjësi politike, por votimi i fundit e rrëzon këtë, sepse fraksion do të thotë diversitet mendimi, por unifikim votash.

Ylli Rakipi: Çfarë do të bashkoni ju?

Luan Baçi: Votimi i fundit ishte zhgënjyes, pavarësisht se nga ata kanë një justifikim, duke luajtur me atë që ne votojmë hapjen e dosjeve, duke na vënë një barrë edhe ne që nuk e votuam.