Berisha: Admiroj grevën e pedagogëve. Në Kosovë një pedagog paguhet 1200 euro, në Shqipëri 600 euro!

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka vlerësuar grevën e pedagogëve ku sipas tij është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme dhe flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitetet.

Sipas Berishës, kërkesat e pedagogëve janë absolutisht të drejta dhe të plotësueshme, pasi rritja 40% e rrogës rroga nuk është asgjë tjetër veçse indeksimi me inflacionin e 8 viteve.

Berisha: Ne jemi buzë gremine me këto qëndrime që mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Qëndrimi ndaj jush është qëndrimi ndaj të ardhmes, ikja juaj është ikja e të ardhmes, është shpërbërje kombëtare. Unë ju ftoj ju të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste. Dua t’ju bëj një këshillë: Punoni me çdo të ri, të re që njihni, socialist, pa parti, kushdo qoftë. Unë admiroj këtë grevë të tyre, sepse kjo grevë, siç e shihni, është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme dhe flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitetet. Çdo ditë i sulmon me një egërsi dhe mungesë të plotë edukate. Çdo ditë flet për hiena dhe stërhiena një njeri me probleme të rënda psiqike. Në një kohë kur ata po luftojnë për një qëllim të madh. Ajo që kërkojnë ata për rrogat, 100 eurot për ju janë gjëja më minimale. Merreni me mend pse duhet të marrë një pedagog i UT 600 euro dhe një pedagog i Prishtinës 1200 euro? Ka Kosova buxhet më të madh se Shqipëria? Jo, Shqipëria e ka më të madh buxhetin. Por kryeministri i Kosovës nuk udhëton me avion-taksi, ministrat nuk udhëtojnë me helikopter-taksi, nuk blejnë instalacioni druri 4 mln euro, nuk krijojnë ndërmarrje fantazmë të vetat për 420 mln euro djegësa. Pra, këtu janë të gjitha, kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të plotësueshme. 40% rroga nuk është asgjë tjetër veçse indeksimi me inflacionin e 8 viteve. Dhe kur ta rrisë 40% ata do të marrin de facto sa kanë marrë në vitin 2013 në raport me fuqinë blerëse.