Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun:

1 - Më frikë sot duhet të kemi nga Policia apo nga Mafia?

Të kemi kujdes nga policia, të kemi ndrojtje nga mafia, por frikë të vërtetë të kemi nga “Mafia e Qeverisë Policore”.

2 - Tani që s’ka dosje, pse u votua Ligji i Hapjes së Dosjeve?

Nuk u votua ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit, por ligji për dosjet e reja që do krijojë qeveria në bashkëpunim me mbetjet opozitare.

3 - Rama tha që 80% të çmimit të energjisë qytetarëve ua paguan qeveria. Buxhetin ai e quan xhep të vetin?

Jo vetëm buxhetin, por gjithçka që ekziston në territorin e Shqipërisë, mbi tokë e nën tokë, ai e konsideron personale. D.m.th. që punon për hesap të xhepit të tij.

4 - Si mendon, opozita do të bashkohet apo do të ndahet?

E sigurt opozita do të bashkohet, por duke u ndarë. Ashtu si në mjekësi, trupi i sëmurë shëndoshet duke hequr pjesët e infektuara, p.sh. apendicitin.

5 - Pedagogët janë në grevë. A do t’i mbështeste ata Rama nëse kryeministër do të qe Berisha?

Sigurisht, organizator dhe kryetar i protestës do të ishte Rama dhe nga eksperienca e kaluar kur ai digjte goma, sot do të digjte librat, leksionet dhe fletoret.