Lufta në Ukrainë - Peskov: Perëndimi na vodhi pasuritë

Rusia ka akuzuar vendet Perëndimore se i kanë vjedhur rezervat e saj të arit dhe vlautës përmes sanksioneve.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një propozim të Bashkimit Europian për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë, zëdhënësi i Krmelinit Dmitry Peskov tha:

'Në përgjithësi një pjesë e madhe e aseteve tona janë vjedhur në thelb nga disa vende perëndimore.’

Sanksionet e paprecedentë perëndimor kanë ngrirë rreth 50 përqind të rezervave të arit dhe valutës së Rusisë të cilat kapin vlerën e afro 640 miliardë dollarë para se Moska të dërgonte trupat në Ukrainë më 24 shkurt.

Javën e kaluar, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Bashkimi do të konsideronte transferimin e rezervave të ngrira ruse në Ukrainë.

Zëdhënësi i Krmelinit gjithashtu se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz nuk tregojnë ‘asnjë dëshirë’ për t’u bashkuar me një ndërmjetësim në bisedimet e paqes për konfliktin në Ukrainë.

‘Përsa i përket Macron dhe Scholz së fundmi ata nuk tregojnë dëshirë për të dëgjuar pozicionin e palës ruse dhe për të marrë pjesë në çdo përpjekje për ndërmjetësim’ tha Dmityr Peskov.

Në të njejtën kohë Peskov vlerësoi ‘pozitën e Ankarasë e cila është shumë e ndryshme nga ajo e Parisit dhe Berlinit.’

“Ankaraja tregon gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekejt ndërmjetësuese të cila vlerësohen shumë nga presidenti rus Vladimir Putin’ nënvizoi Peskov.

Anëtari i NATO-s, Turqia, e varur shumë nga gazi dhe nafta ruse , ka luftuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës për të ruajtur marrëdhëniet e saj me Ukrainën dhe Rusinë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. 

Ankaraja luajti një rol kyç në shkëmbimin e të burgosurve të shtatorit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në arritjen e një marrëveshjeje të sponsorizuar nga OKB në korrik midis dy vendeve që lejoi eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi dhe Bosforit. 

Ajo gjithashtu priti dy herë përfaqësues rusë dhe ukrainas në tokën e saj në mars për bisedimet që dështuan, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për dështimin.

Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë biseduar vazhdimisht në telefon gjatë muajve të fundit.

Presidenti rus propozoi në mesin e tetorit krijimin e një "qendër gazi" në Turqi, një nismë e mbështetur nga Erdogan, i cili kërkoi që qeveria e tij të fillonte punën "pa pritur" krijimin e tij.