Vrasja e Learit/ Berisha: Qytetarët të vazhdojnë protestat me gjithë forcën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Lear Kurti u vra për së dyti nga xhelatët me uniformë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat.

“Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent.

Me urdhrin e tyre, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital.

Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehur të vërtetën.

Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza.

Pra, vrasësi për herë të dytë i Lear Kurtit është Edi Rama, Çuçi dhe kriminel i tyre Ardi Veliu.

Ndaj ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.

Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e këtyre banditëve të pakontrolluar, që kryejnë veprime të diktuara nga droga që marrin, dhe droga që shpërndajnë,” tha Berisha.