Aurorat e kuqe të veriut, të jashtëzakonshme, shfaqen në Rrethin Arktik - VIDEO

Dritat magjepsëse të veriut u shfaqën rreth Rrethit Arktik në Finlandë, mbrëmjen e 22 tetorit. Në një moment, aurorat e kuqe u bënë të dukshme. Sipas vendasve, të shohësh aurora të tilla të kuqe me sy të lirë është jashtëzakonisht e rrallë, pasi zakonisht aurorat shfaqen në gamë të tjera ngjyrash.