Tentoi të kalonte me dokumente false, i riu kapet në Portin e Durrësit

Një 22-vjeçar nga Tirana është kapur në Portin e Durrësit në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

I riu u arrestua nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës dhe akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara,” njoftoi Policia Durrës.