Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të hënë në qytetin e Durrësit.

Shtetasi F. J. plagosi me thikë fqinjin e tij M. H., 37 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Aktualisht, i plagosuri ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Po në qytetin bregdetar, u arrestua shtetasi R. D., 22 vjeç për veprën penale  “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. J., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke lëvizur jashtë banesës së tij, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.